Transmetuar më 04-03-2020, 21:19

Biznesmeni italian, Flavio Briatore, publikon në rrjetet sociale pamjet e fluturimit Dubai-Romë, ku avioni shihet totalisht i boshatisur.

Briatore, i njohur kryesisht si ish-menaxheri i Formula 1 dhe si pronari i disa dyqaneve të modës si Billionaire në Dubai, Porto Cervo, Montecarlo dhe Kenia, nuk është një njeri që befasohet lehtë.

Megjithatë prej disa javësh në profilin e tij në Instagram, po ndan disa imazhe të një Italie të gjunjëzuar, për shkak të koronavirusit.

Në fillim publikoi pamjet e autostradës së shkretë dhe tashmë në videon që noa.al sjell më poshtë, të avionit totalisht bosh të linjës Dubai-Romë.

“Askush nuk udhëton më drejt Italisë”, shkruan ai, duke bërë që pamjet të përhapen me shpejtësi. /a.y/noa.al