Transmetuar më 05-03-2020, 23:50

Kriptovalutë që fiton mbi numrin e vdekjeve prej koronavirusit. Nuk është një shaka makabre, apo një lajm i rremë, por një operacion virtual, i aftë për të garantuar të ardhura reale, edhe nëse ka hije të dyshimtë.

Siç raporton gazeta ‘Business Today’ mekanizmi i funksionimit është i ngjashëm me Bitcoin. Në platformën Blockchain, gjendet një sistem shenjash të cilat masin rastet në rritje të vdekjeve prej virusit të rrezikshëm. Sa më shumë ‘token’ ose shenja digjen, aq më e madhe bëhet vlera e kroptovalutës “Corona-Coin”.

Numri total i shenjave është i barabartë me numrin e popullsisë botërore, 7.5 miliardë njerëz ose “token”, siç njihen shenjat në sistem.

Gjithashtu ekziston një valë e tërë spekulimesh që rrotullohet rreth ngjarjeve katastrofike, për shembull të ashtuquajturat ‘Cat-Bonds’, obligacione të krijuara nga Banka Botërore për të dhënë burime për Facilitetin Pandemik të Financimit të Emergjencave (PEF), një mjet për të transferuar fonde në vendet në zhvillim në momentet e rrezikut pandemik.

Gjithsesi pandemia nuk është deklaruar ende nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, për koronavirusin.

Në çdo rast, ata që punojnë me këto mjete e dinë që ekziston një ‘bast’ për ndodhjen e një fakti të caktuar: ku në varësi të asaj që ndodh apo jo, shuma të konsiderueshme fitohen ose humben.

Duke u kthyer në botën online, në  mesin e ekspertëve të sektorit, ka nga ata që shohin anën pozitive të monedhës “Corona-Coin”, të cilët thonë se do të ndikojë pozitivisht në diskutimet lidhur me kujdesion shëndetësor.

Ka të tjerë që shkojnë më larg dhe argumentojnë se kriptovalutat, në këtë rast do të ndihmonin në përhapjen e vetëdijes për çështje specifike.

Gjithsesi një nga faqet ‘coronatoken.org’, paraqet me grafik të pangatërrueshëm, shumë koronavirusë të vegjël, me një logo të stilizuar në qendër që kujton idenë e monedhës, midis dollarit dhe euros. Gjithçka është e lidhur me një skemë online e cila në fakt është kriptovaluta e parë në botë e mbështetur në certifikata vdekjeje. /a.y/noa.al

VIDEO/ Çfarë duhet të dini për koronavirusin e ri?

PËRDITËSIM LIVE