Transmetuar më 06-03-2020, 01:27

Në Valencia të Spanjës, 86 burra po kërkohen nga gratë dhe familjet e tyre pasi prej ditës së djeshme janë zhdukur.

Në fakt ata janë futur në karantinë. Dhe arsyeja: Ishin klientë të një puticlub, shtëpi publike.

Gjithçka erdhi pasi një vajzë pune, prostitutë tek Puticlub "The Black Forest", rezultoi e prekur nga koronavirusi.

Menjëherë u aktivizua karantina. Të gjithë personat që gjendeshin brenda këtyre ambienteve të seksit u izoluan. Ata do të qëndrojnë aty për 14 ditë.

Bashkë me ta, nën izolim janë edhe disa persona të tjerë që menaxhonin këtë shtëpi publike, raporton noa.al duke cituar Europa Press.