Gruaja deklarohet e vdekur nga mjekët… pas 10 orësh kthehet në jetë
Transmetuar më 06-03-2020, 20:36

Mjekët e deklaruan të vdekur, por pas 10 orësh ajo u kthye në jetë. Ngjarja në fjalë ka si protagoniste një grua 83-vjeçare, Ksenia Didukh, nga Stryzhavka, në Ukrainë.

Pacientja ishte gjetur nga familjarët e saj përtokë pa rrahje zemre, të cilët lajmëruan ndihmën e shpejtë, por mjekët deklaruan vdekjen e saj.

Teksa familja po organizonte funeralin, pas rreth dhjetë orësh nga deklarimi e vdekur, gruaja nisi të shfaqte shenja jete.

Kështu familjarët e dërguan në spital, ku ajo u përmend. 83-vjeçarja deklaroi se kishte parë parajsën dhe kishte dëgjuar babanë e ndarë nga jeta vite më parë, i cili e thërriste, deri kur u përmend.

Mjekët e deklaruan gruan të vdekur pasi në elektrokardiogramë, nuk kishte asnjë shenjë rrahje zemre. Kjo në fakt nuk rezultoi e vërtetë, pasi disa orë më vonë parametrat jetësorë të gruas u kthyen në normalitet, shkruan noa.al.

Mjekët deri më tani nuk kanë arritur ti japin një shpjegim asaj që i ndodhi gruas në fund të muajit shkurt. /a.y/noa.al

Loading...