Transmetuar më 06-03-2020, 23:31

Një grua 36-vjeçare theri pa mëshirë nënën e saj 73-vjeçare me një thikë kuzhine dhe gërshërë.

Më pas hoqi kokën e saj dhe e puthi para një miku të familjes.

Ngjarja e tmerrshme vjen nga Anglia, ku 36-vjeçarja Odessa Tammy Carey, akuzohet për rrahjen dhe vrasjen e nënës së saj, gjithashtu e quajtur Odessa.

Por pasi e moshuara vdiq, vajza kapi thikën dhe i preu kokën. Më pas i bëri një kryq me thikë në kraharor dhe më pas nga koka i nxori një pjesë të trurit.

Nga ajo që u zbulua në gjykatën e Newcastle në seancën e kësaj të enjteje, gruaja e mori kokën e nënës në një çantë dhe shkoi në shtëpinë e një miku të familjes, ku dhe e nxori dhe e puthi në ballë.

Kështu policia gjeti trupin e gjymtuar të gruas dhe arrestoi vajzën e saj, e cila po përballet me drejtësinë për krimin e tmerrshëm të ndodhur në prill të vitit të kaluar, por që detajet e tij u zbuluan vetëm gjatë procesit gjyqësor. /a.y/noa.al