Thirrja e Ministrit të Shëndetësisë maqedonas: Ndeshja me Kosovën duhet të luhet në stadium bosh
Transmetuar më 07-03-2020, 17:34

Ndeshja mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës duhet të luhet pa tifozë. Kështu bën thirrje Ministri i Shëndetësisë maqedonas, Venko Filipce.

Filipçe u shpreh se një ndeshje e karakterit të tillë duhet të luhet në stadium bosh pasi ka shumë tifozë që vijnë nga jashtë. E gjitha kjo mund të shkaktojë përhapje të koronavirusit.

"Sa u përket ndeshjeve sportive, unë personalisht mendoj se të gjitha ndeshjet sportive përfshi edhe ndeshjen Maqedoni-Kosovë ne duhet të jemi të kujdesshëm dhe të luhet pa publik. Sepse në ndeshje të tilla, ka mysafirë edhe nga jashtë”, tha Filipçe.

Ndeshja mes Maqedonisë dhe Kosovës është caktuar për datën 26 mars në Shkup. /noa.al

Loading...