Transmetuar më 08-03-2020, 00:26

Zvicra është vendi i fundit që zgjodhi përfaqësuesin e saj për këtë edicion të Eurosong. Në Eurovision, siç e njohim ne festivalin evropian të muzikës, si përfaqësues i Zvicrës këtë vit është një shqiptar.

Ai njihet në publik si Gjon’s Tears, por emri i tij i vërtetë është Gjon Muharremi.

Gjoni ka lindur në Zvicër. Nëna e tij është shqiptare, ndërsa babai i Gjonit është një shqiptar i Kosovës.

Në Roterdam, Gjoni do të konkurrojë me këngën “Répondez-moi” (M’u përgjigj).

Gjon’s Tears u bë i njohur në tregun muzikor evropian pas paraqitjes së tij në “The voice France”, por Gjon Muharremin e kemi parë edhe në vitin 2010 në “Albania’s Got Talent”.