Transmetuar më 07-03-2020, 22:12

Tre gra u përfshinë në një konfrontim fizik pasi dy prej tyre po mblidhnin sa më shumë letra higjenike që mundeshin.

Dy prej tyre ishin nënë e bijë dhe një tjetër ishte grua që po bënte pazar. Sherri filloi pasi kjo e fundit u përpoq të merrte një pako me letra higjenike nga karroca e tyre.

Përleshja me grushte ka ndodhur në një prej supermarketeve në Chullora, Sidnei, i cili u hap mëngjesin e sotëm. Pamjet teksa rrihen me njëra-tjetrën i filmoi një person që po blinte.

"Unë dua thjesht një pako", dëgjohej njëra duke bërtitur. Stafi nxitoi që të ndante gratë dhe telefonoi menjëherë policinë.

Ndonëse oficerët mbërritën menjëherë në vendngjarje, nuk u bë asnjë arrestim. Inspektori Andreë Neë bëri thirrje për qetësi duke theksuar se askush nuk duhet të bëjë panik.

"Është thjesht një sjellje e keq nga njerëz që bëjnë panik dhe nuk ka vend për panik", tha ai.

Dhjetëra mijëra australianë janë në panik për shkak të frikës së koronavirusit dhe familjet po bëjnë të pamundurën që të mbledhin sa më shumë gjëra të domosdoshme.

Rrjeti i supermarketeve ku ndodhi incidenti vendosi një kufi prej katër pakosh me letër higjienike pasi shqetësimet për koronavirusin shkaktuan blerje të mëdha në të gjithë vendin./a.m/noa.al