Transmetuar më 08-03-2020, 22:28

Në Greqi autoritetet kanë vendosur të mbyllin shkollat për një zonë që prek gjysmën e popullsisë, kryesisht në kryeqytetin Athinë dhe rajone të tjera.

Ministriae Arsimit të Greqisë tha se vendimi sanksionon mbylljen e shkollave të të gjitha cikleve deri më 17 mars 2020 duke mos përjashtuar shtyrjen e afateve.

Në Atikë shkollat mbyllen nga nesër e hënë e po ashtu në Korinth, Halkidha, Dafni, Nea Ionia, etj.

Aktualisht në Greqi janë identifikuar 73 raste ku një person është në gjendje kritike për jetën. Vetëm 24 orët e fundit u shënuan edhe 7 raste të reja me koronavirus.  /noa.al/