Transmetuar më 10-03-2020, 10:58

Kryeministri Edi Rama ka ndarë ditën e sotme mesazhin e futbollistit Lorik Cana i cili bën apel nga shtëpia e tij në Romë që të bëjmë kujdes me higjienën personale, shmangien e grumbullimeve për të evituar përhapjen masive të koronavirusit.

"Përshëndetje nga shtëpia ime në Romë. Disa gjëra të vogla për secilin prej nesh. Kemi detyrë të respektojnë sidomos pjesën e higjienës, të lajmë duart, të evitojmë grumbullimet, në gjendje gripale të qëndrojmë në shtëpi. Studentët që janë pushim, nuk janë pushim por kanë një mision përgjegjësie", shprehet Cana.

Nga ana e tij Rama thotë se duhet të mbrohemi me maskën e arsyes nga lajmet e rreme që krijojnë pasiguri dhe konfuzion.

“🔴 Mesazh i kapitenit legjendar të kuqezinjve, Lorik Cana

🔴 Frikë jo, kujdes po!

🔴 Dhe ju lutem:

Të ruajmë veten dhe njëri-tjetrin duke kufizuar sa më shumë kontaktet fizike! Të lajmë duart sa më shpesh për jo më pak se 20 sekonda! Të kufizojmë daljet dhe uljet nëpër kafene e restorante, vajtjet në palestra, disko e në mjedise të mbyllura me kontakte të shumta!

Të mbrohemi me maskën e arsyes nga infodemia, lajmet, kronikat, komentet, debatet që krijojnë konfuzion, pasiguri, shkurajim!”, shkruan Rama./b.l/noa.al/

Koronavirusi në Shqipëri, Qeveria mbyll shkollat, ndërpriten fluturimet me veriun e Italisë

VIDEO/ Çfarë duhet të dini për koronavirusin e ri?

PËRDITËSIM LIVE