Transmetuar më 10-03-2020, 13:10

Preket nga koronavirusi një prej biznesmenëve më të mëfdhenj në Greqi.

Bëhet fjalë për presidentin e klubit të futbollit të Olipiakos, Vangjelis Marinaki, njëherësh pronari i një rrjeti anijesh.

Lajmin e bëri me dije vetë Marinaku i cili tha se po ndjek të gjitha hapet e nevojshme.

“Virusi i fundit më ka vizituar mua dhe u ndjeva i detyruar t’iu njoftoj. Ndihem mirë dhe po ndjek gjithë udhëzimet e mjekëve. Unë këshilloj fuqimisht të gjithë qytetarët që të bëjnë të njëjtën gjë. Ju uroj të gjithëve rikuperim të shpejtë”, postoi ai.

Ndër të tjera ai thotë se edhe mes errësirës, ka shpresë. /a.y/noa.al

Koronavirusi në Shqipëri, Qeveria mbyll shkollat, ndërpriten fluturimet me veriun e Italisë

VIDEO/ Çfarë duhet të dini për koronavirusin e ri?

PËRDITËSIM LIVE