Transmetuar më 11-03-2020, 19:04

Një person është plagosur në këmbë pas një konflikti të çastit në lagjen "11 janari" në Fier.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30 ku 35-vjeçari Marius Rrapushi u plagos me armë në këmbë.

I riu ka përfunduar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia thotë se ka bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar dhe po punon për kapjen e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje./a.m/noa.al