Lojtari i Juventus del me koronavirus
Transmetuar më 12-03-2020, 00:45

Koronavirusi prek për herë të parë edhe Serie A, madje ekipin kampion të Juventusit.

Ekipi bardhezi përmes një deklarate zyrtare ka njoftuar se mbrojtësi i saj Daniele Rugani ka rezultuar pozitiv në testimin e bërë për COVID-19.

Lojtari nuk paraqet simptoma për momentin dhe është në gjendje të mirë, por kampionët e Italisë po marrin të gjitha masat për parandalimin e përhapjes së mëtejshme.

Në këtë pikë, zhvillimi i ndeshjes me Lionin në Champions League bëhet edhe më i paparashikueshëm.