Transmetuar më 12-03-2020, 10:17

Një aksident i rëndë rrugor është shënuar në orët e para të ditës së sotme në qendër të Tiranës, me një person të plagosur rëndë.

Ka qenë një grua në timon ajo që ka përplasur burrin, duke e lënë të shtrirë përtokë në vijat e bardha.

Më konkretisht rreth orës 09:50, tek vendi i quajtur Ushtari i Panjohur, një mjet me drejtuesen shtetasen M.V., në rrethana ende të paqarta ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikur i cili është dërguar menjeherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesja e mjetit është shoqëruar në Komisariatin Nr.1 për veprime të mëtejshme.

Lidhur me këtë ngjarje policia vijon hetimet për të zbuluar më shumë. /a.y/noa.al