Transmetuar më 12-03-2020, 13:25

Në pritje të vendimit që do të marrë UEFA për Euro 2020, simotra e saj e basketbollit europian ka vendosur të pezullojë të gjitha aktivitetet e programuar në kalendarin vjetor.

Në këtë mënyrë, ndërpriten menjëherë Euroliga dhe Eurocup. Një masë drastike, por siç lexohet në njoftimin zyrtar të federatës ndërkombëtare të basketbollit, vjen si pasojë e situatës së rëndë të përhapjes së Coronavirus.

FIBA ka urdhëruar të gjithë organizatorët të ndërpresin ndeshjet në program dhe të pezullohen të gjitha aktivitetet në vazhdim.

Ashtu si në rastin e futbollit, tashmë edhe kalendarët e basketbollit europian do të rishikohen në mënyrë që të arrihet deri te mbyllja e kompeticioneve.