Transmetuar më 12-03-2020, 14:48

Gjykata e Posaçme e Apelit rrëzon kërkesën e gjashtë të dyshuarve për përfshirje në rrëmbimin e Jan Prengës për ndryshim të masës së sigurisë.

Mësohet se mbeten në burg Bajram Hajri, Leonard Hajri, Elton Hajri, Festim Bexhdili, Ardian Docaj dhe Olsi Turja. Avokati Arbër Hoxhaj paralajmëroi se do t’i drejtohen Gjykatës së Lartë me rekurs.

Dyshohet se pengmarrja dhe më tej vrasja e Jan Prengës në kompleksin "Golden" në Shijak, është bërë për shkak të prishjes së pazareve të drogës, pasi vëllai i Prengës në Angli merrej me trafik kokaine dhe ka cënuar interesat e grupeve kriminale në Shqipëri me bazë në Vlorë, Shijak dhe Shkodër, pjesë e të cilëve dyshohet të jetë edhe Altin Hajri.

Për ngjarjen e rëndë të ndodhur rreth një muaj më parë vijon të jetë në kërkim, djali tjetër i Bajram Hajrit, Altin Hajri, që është edhe pronari i resortit luksoz ku u dërgua pengu Jan Prenga./b.l/noa.al/