I gjithë Real Madridi në karantinë, konfirmohet rasti i parë me koronavirus
Transmetuar më 12-03-2020, 21:17

Një basketbollist i Real Madridit ka rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit, gjë që ka shkaktuar që të karantinohet e gjithë skuadra.

Edhe lojtarët e ekipit të futbollit që kishin stërvitje të planifikuar në orën 11:00 të ditës së sotme janë larguar nga ambientet e “Ciudad Deportiva”. Lojtarët, stafi stërvitor dhe punonjësit e tjerë të Real Madridit do të jenë në shtëpi, në karantinë, për 15 deri në 20 ditë, prandaj do të shtyhen ndeshjet e ardhshme.

Në një deklaratë zyrtare, Real Madrid sqaroi: “Real Madrid C.F. raporton se një lojtar nga ekipi ynë i parë i basketbollit ka rezultuar pozitiv pas testimit për koronavirusin COVID-19. Që aty ka nisur karantinimi i skuadrës së parë të basketbollit dhe skuadrës së parë të futbollit. Po kështu, është vendosur që të mbyllin ambientet e qytetit tonë sportive.

Gjithashtu, rekomandohet që i gjithë personeli i Real Madridit që ofron shërbimet në “Real Madrid City” të mbetet në karantinë. Ndeshjet që ishin caktuar për sot dhe nesër, që korrespondojnë me basketbollin e Euroligës dhe futbollin e La Liga-s, nuk do të luhen”./a.m/noa.al

Loading...