ANALIZË/ Ndryshe nga Kina, në Itali numri i të vdekurve gati i njëjtë me të shëruarit
Transmetuar më 12-03-2020, 23:11

Infektimi masiv me koronavirus ka prekur sidomos dy shtete, Kinën dhe Italinë. Por shifrat e mbijetesës në këto dy vende janë shumë të ndryshme.

Në Kinë janë infektuar gjithsej 80976 njerëz. Prej tyre zyrtarisht të shëruar janë 62826 vetë. Kurse 3169 vetë humbën jetën. Aktualisht janë nën mbikëqyrje mjekësore 14801 njerëz ku 4257 janë në gjendje serioze.

Pra siç shihet rastet e mbyllura janë 65995, ku vetëm 3169 vetë ose rreth 4 për qind humbën jetën kurse u shëruan plotësisht 62826 të tjerët. Ndërsa në rastet që vijojnë janë gjithsej 14801 ku në gjendje serioze janë 4257 vetë ose rreth një e katërta e tyre.

Vijmë në Itali. Momentalisht numërohen 15113 të prekur. Raste të mbyllura janë 2274, ndër të cilët 1016 kanë vdekur dhe 1258 janë shëruar. Raporti mes tyre është thuajse i barabartë.

Tabela më poshtë e ministrisë së Shëndetësisë italiane jua sjell situatën më qartë.

Rastet në proces janë 12839 ndër të cilët 1153 ose rreth 1 për qind në gjendje serioze.

Ndryshimet mes dy shteteve janë pesimiste për fqinjin tonë përtej detit dhe nuk dihet si do të precipitojnë në rastin e Italisë me personat që janë ende çështje të hapura, sa prej tyre do të shërohen.

Lusim Zotin që e gjitha kjo të marrë fund sa më shpejt dhe mjaft më me jetë të humbura! /noa.al

Loading...