Transmetuar më 13-03-2020, 09:34

Zbardhet plagosja e ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku në qytetin e Korçës u plagos me thikë një 38-vjeçar.

Në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur në lagjen nr. 8, janë arrestuar dy persona të dyshuar, për plagosjen e 38-vjeçarit Ervin Pulaha.

Nga ana e uniformave blu u bë arrestimi në flagrancë i Romeo Çezmolli, 38 vjeç, i dënuar më parë për “Vjedhje” si dhe Ilir Ali, 33 vjeç, të dy banues në Korçë.

Dy të dyshuarit në bashkëpunim me njeri tjetrub, pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se kanë plagosur me thikë Ervin Pulaha, i cili pas ndihmës së marrë në Spitalin e Korçës, u transportua në Tiranë për mjekim të specializuar, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndaj të dyshuarve materialet iu referuan Prokurorisë së Korçës, për ndjekje të mëtejshme. /a.y/noa.al

Një person përfundon me plagë në Spitalin e Korçës, policia jep detajet e para