Koronavirusi, UEFA vendos: Ndërpritet Champions dhe Europa League
Transmetuar më 13-03-2020, 11:12

Në valën e situatës së krijuar nga koronavirusi, UEFA merr vendim: ndërpriten të gjitha ndeshjet e Champions League dhe Europa League.

Ky vendim i marrë mëngjesin e sotëm vjen për të parandaluar përhapjen e virusit mes futbollistëve.

Kjo pas rasteve të para pozitive mes futbollistëve, çka ka bërë që lojtarët e Juventus, City, Real Madrid, Chelsea dhe Inter të futen në karantinë.

Pas këtij vendimi pritet të merret një tjetër për të shtyrë deri në vjeshtë ndeshjet e pezulluara. /a.y/noa.al

VIDEO/ Çfarë duhet të dini për koronavirusin e ri?

PËRDITËSIM LIVE

Loading...