4 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut, shkon në 13 numri i të prekurve
Transmetuar më 13-03-2020, 15:04

Ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut Venko Filipçe njoftoi se në vend ka edhe 4 raste të reja me koronavirus.

Numri i të prekurve në Maqedoninë e Veriut shkon në 13. Filipçe njoftoi se qeveria do të shpall gjendje krize në Dibër dhe Qendër të Zhupës.

“Në mbledhjen e sotme qeveria miratoi që të shpallet gjendje krize në Dibër dhe Qendër të Zhupës. Sot pacientët janë në gjendje stabile, përveç pacientes së parë nga Dibra, e cila mund të vendoset në aparate të frymëmarrjes.

Sot kanë ardhur rezultate nga Dibra për 10 pacientë, ndërsa 4 kanë rezultuar pozitiv”, tha mes të tjerash Filipçe.

Më 16 mars presidenti Stevo Pendarovski do të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare për situatën e krijuar nga koronavirusi.

Loading...