Transmetuar më 13-03-2020, 22:09

Sampdoria ka njoftuar të premten se katër lojtarë të tjerë dhe mjeku i klubit të futbollit kanë rezultuar pozitivë ndaj koronavirusit.

Klubi italian bëri teste pasi sulmuesi Manolo Gabbiadini rezultoi pozitiv për koronavirus ditën e enjte.

Të infektuarit e tjerë janë Omar Colley, Albin Ekdal, Antonino La Gumina dhe Morten Thorsby, së bashku me mjekun Amedeo Baldari.

Është konfirmuar se futbollistët e Serisë A dhe mjeku janë vetëkarantinuar në shtëpitë e tyre.

Fusha e trajnimit të Sampdorias dhe zyrat janë mbyllur, pasi e gjithë Italia është zonë e kuqe prej koronavirusit që deri tani ka marrë jetën e 1266 personave./a.m/noa.al