Transmetuar më 14-03-2020, 12:06
Foto ilustruese

Trupi i pajetë i një gruaje është gjetur paraditen e sotme në periferi të Tiranës.

Rreth orës 10:45, në lumë, poshtë Urës së Babrroit është gjetur e mbytur 75-vjeçarja A.B.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Nga këqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se është mbytur aksidentalisht. /a.y/noa.al