Pastrimi i telefonit, më i rëndësishëm se maska! Çfarë duhet të bëni për të parandaluar koronavirusin
Transmetuar më 14-03-2020, 17:23

Përhapja e koronavirusit ka shkaktuar panik në të gjithë botën dhe OBSH ka njoftuar se mënyra më e mirë për ta parandaluar është higjena personale.

Ndër faktorët që e përhapin janë dhe telefonat celularë, me të cilët njerëzit kalojnë pjesën më të madhe të ditës.

Edhe nëse jeni shumë striktë më larjen e duarve, menjëherë mund të merrni një kontakt me telefonin e pistë për shkak të telefonatave apo mesazheve. Në një studim nga Dscout u zbulua se në një grup prej 94 personash, mesatarja kur dikush prekte telefonin ishte 2600 herë në ditë. Sipas ‘Journal of Hospital Infection’, koronavirusi mund të mbetet në sipërfaqen e telefonin që duhet të detifektohet me anë të një solucioni me bazë alkooli.

Por meqë alkooli mund të prishë ekranin, ka metoda të tjera për ta pastruar pa shkaktuar dëme. Në fakt, drejtori i shërbimeve mjekësore të Ministrisë së Shëndetësisë në Singapor, Kenneth Mak, u tha gazetarëve në një konferencë për shtyp se pastrimi i telefonave celularë ishte një masë më e rëndësishme parandaluese sesa vënia e një maske për fytyrën.

Ja çfarë ju duhet të bëni:

-Merrni një leckë me mikrofibra;

-Ujë;

-Sapun;

-Fikni telefonin tuaj;

-Hiqni çdo mbulesë në pajisje;

-Fshini ekranin dhe sipërfaqet me një leckë të butë, pak të lagur, pa garzë;

-Nëse pajisja juaj është ende dukshëm e ndotur ose mikrobet janë shqetësuese, përdorni një leckë të butë pa garzë me ujë të ngrohtë me sapun./a.m/noa.al

VIDEO/ Çfarë duhet të dini për koronavirusin e ri?

PËRDITËSIM LIVE

Loading...