Transmetuar më 14-03-2020, 22:10

Koronavirusi po përhapet në shumë vende të botës.

Emra të njohur kanë dhënë mesazhe sensibilizuese për përballimin e kësaj pandemie.

Një prej tyre është edhe ylli portugez, Cristiano Ronaldo.

Ronaldo apelon për kujdes jo si futbollist, por si biri dhe babai i dikujt.

“Bota po kalon një moment të vështirë që kërkon kujdesin dhe vëmendjen tonë maksimale. Ju flas jo si futbollist, por si biri dhe babai i dikujt, si një qenie njerëzore e vetëdijshme për zhvillimet që po prekin të gjithë botën. Është me rëndësi që të gjithë të ndjekim këshillat e OBSH-së (Organizata Botërore e Shëndetësisë) dhe organet drejtuese për mënyrën se si duhet të përballojmë situatën. Të mbrojmë jetët njerëzore është mbi gjithçka”, shkruan Ronaldo.

Ai shton më tej:

“Dua të ngushëlloj këdo që ka humbur një person të afërm dhe të shpreh solidaritetin tim për personat që po luftojnë me këtë virus, si shoku im i skuadrës Daniele Rugani dhe mbështetje të vazhdueshme për të gjithë mjekët që po vendosin jetën e tyre në rrezik për të shpëtuar të tjerët”.-/a.k/noa.al/