Transmetuar më 14-03-2020, 23:27

U bënë ditë që ndjek në media strukturën shëndetsore në vend dhe nuk po kuptoj gjë. Eshtë shpallur një Pandemi…

Bota shëndetësore është shkundur. Po vdesin njerëz çdo orë, po infektohen çdo minutë. Po tremben çdo çast.

Ndërkohë po derdhem miliarda në botë e kudo ku shfaqen vatrat e reja të kësaj flame të pa dëgjuar. Po Ne? Ku jemi Ne? Thuhet se janë hedhur mbi 3 milion euro. Uaaaaaa! Me një arithmetikë të thjeshtë i thonë 1 euro për shqiptar. Një kondom bën më shumë. Më tej, kemi edhe dy zëdhënës, një nga Surreli dhe një nga Brati. Kemi dhe numrim 127!

Po sistemi parësor ku është? Ku është qendra shëndetsore? Ku është mjeku i familjes? Mjeku i familjes i Hitlerit u rrëmbye nga amerikanët për të marrë vesh nga vuante Ai. Po Ne pse i kemi?!

Ato që shoh sot çdo natë janë administratë nga shëndeti publik që dalin në TV e flasin për pacientë imagjinarë që janë vetëngujuar në shtëpi dhe presin përgjigjen kur ti vij.

Po përgjigjja? Dro vje, dro svjen ! Është nis…Më tej. Shoh policë e ushtri rrugëve bosh që kontrollojnë makina në situatën Shtet Rrethim.

Ndërkohë nuk po shoh kërkund shërbimin me pacientët e sëmurë. S’po shoh krevat me të sëmurë! Ku janë mjekët që gdhijnë pavioneve? Ku janë infermieret sy pa gjumë?

Në mëngjezin që vjen dëgjoj sërish që numri i të infektuarve rritet dhe që do të rritet e rritet se kështu e thotë Kryeministri i ngujuar në shtëpi e që di gjithshka. Po pres neser të më thote edhe sa janë të infektuar nga PD, LSI, PR, PPDNj!

Orët ecin e sërisht dëgjoj vetëm vetëm thirrjen: Rrini në shpi e lani duart! Nuk po shoh fytyra të lodhura, të vrara, të pa gjumë që shërbejnë. Shoh vetëm gra të vrara në moshë, me vathë, grim inkadeshent, bluza të kuqe që bëjnë zëdhënësin në banaqe e Ministri. Gratë më sqarojnë se çduhet të ndodhë e jo ç’po ndodh në këtë vend!

Shoh sërish vetëm titullarë të lartë të Ministrisë së Shëndetsisë të kapardisur e të kollarisur, që japin deklarata lartë e poshtë.

Dëgjoj zëdhënësin Brataj te 127 që edhe pse është kreu i Urgjencës Shëndetësore rri me kostum e kollare e në fund plas bombën: "bëjini derman vetes se 127 nuk merret me ju të gjithë! Mos na bllokoni linjat! Tamponët nuk bëhen në shtëpi!"

Dëgjoj Ministren dhe Rektorin që bëjnë thirrje për vullnetare të sistemit kur pa punë në pritje janë mbi 800 mjekë e infermierë. Dhe si të mos mjaftoj vullnetarizmi i kërkojnë vullnetarëve edhe aplikim online ! Haaaaaa. Edhe vullnetarë edhe aplikoni!

Kjo është situata e javes së parë. Në fund bilanci: 1 i vdekur dhe 38 të infektuar. Do rritet prap numri në javën tjeter. Kështu e tha doktor Adhamudhi.

*Qëndrimet e autorit janë personale dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërinë vijën editoriale të NOA