Shkon në 13 numri i personave të prekur me koronavirus në Kosovë
Transmetuar më 16-03-2020, 08:35

Mediat e Kosovës bëjnë me dije se këtë mëngjes, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se janë konfirmuar edhe katër raste të reja të të prekurve me koronavirus në Kosovë.

Sipas tij, këto raste të reja janë nga fshati Stubëll i Vitisë, familjarë të ngushtë të të moshuarit që u konfirmua i pari me pandemi.

“Mbrëmë vonë, bazuar në rezultatet e testimeve u konfirmuan edhe katër raste të reja pozitive me COVID-19. Të katër rastet janë nga fshati Stubëll e Vitisë, familjarë të ngushtë të pacientit të diagnostikuar pozitiv me COVID-19, me datë 13.03.2020.

E gjithë familja kanë qenë në vetizolim dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë testimin edhe të familjarëve të tjerë.

Kosova ka regjistruar rastet e para me koronavirus të premten./b.l/noa.al/

Koronavirusi/ Kosova shpall gjendje emergjente të shëndetit publik

Loading...