Shqipëria ka nevojë për frymëmarrje në ekonomi, rrezikojmë një pandemi
Transmetuar më 16-03-2020, 10:31

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku përmes një statusi në Facebook i kujton qeverisë se në këto ditë të vështira që vendi po kalon si pasojë e pandemisë së koronavirusit, duhet të ishte buxheti i shtetit në funksion të saj, gjë që është e pamundur.

Qeveria duhet të mendojë për të menaxhuar pandeminë ekonomike që do pasojë pas asaj të koronavirusit dhe një gjë të tillë siç thotë Tabaku e ka vënë në dukje edhe FMN.

Ajo shton se në kushtet ku jemi, duhet të zbatohet propozimi i Partisë Demokratike për të pezulluar pagesat e koncesioneve.

Sipas saj ekonomia jonë trashëgon një krizë të thellë në këto 7 vite si pasojë e politikave të gabuara fiskale dhe strukturore ekonomike. Konsumi në kushte normale ka qenë i ulët dhe është tejet e pritshme që situata e krijuar këto ditët e fundit dhe në javët në vijim do të prekë edhe më shumë këtë krizë të thellë që do trashëgohet.

Shqipëria sot shton Tabaku është në krizë të thellë e cila fatkeqësisht do të thellohet edhe më shumë pas kësaj pandemie. “Mungesa e vizionit, rritja e korrupsioni shoqëruar me një paaftësi dhe symbylltësi kanë prodhuar një situatë të pakëndshme ekonomike!

Herët apo vonë shqiptarët do të përballen me nje tjetër pandemi nëse qeveria nuk ndërmerr hapat e propozuara për të shpëtuar ekonominë e gjithsecilit prej nesh. Sot Shqipëria ka nevojë për masa emergjente!”/b.l/noa.al/

Loading...