Transmetuar më 16-03-2020, 11:15

Pasi Bes Kallaku publikoi një ditë më parë një video nga shtëpia teksa këndon një këngë për koronavirusin edhe Xhensila na tregon se sip o I kalon ditën në izolim.

Ajo ka publikuar në Instagram një video ku shfaqet e veshur me rroba sportive duke kërcyer së bashku me Besin.

“Mos e provoni këtë në shtëpi. Kur nuk shkon ashtu siç duhet. Këndoni, vallëzoni, rrëzohuni, lutuni, besoni jetoni me njeri-tjetrin dhe për njeri-tjetrin”, ka shkruar Xhensila krah videos në Instasgram ku ka zbuluar se pasi kanë vallëzur kanë rënë të dy.

Ky moment ka shkaktuar me siguri shumë të qeshura tek fansat e dyshes, por dhe i ka sjellë një mendim se si mund ta kalojnë kohën e gjatë të qëndrimit në shtëpi.