Koronavirus, dokumenti sekret: Në Britaninë e Madhe do të zgjasë 1 vit
Transmetuar më 16-03-2020, 16:46

Epidemia e koronavirusit është e destinuar sipas parashikimeve që të zgjasë një vit, deri në pranverën e vitit 2021. Kështu thuhet në një dokument sekret britanik të Public Health England’, i publikuar nga “The Guardian”.

Gjatë kësaj kohe thuhet se në Britaninë e Madhe, pritet që të preket nga virusi 80% e popullsisë, në një total prej 7.9 milionë njerëzish, të cilët gradualisht do të jenë të detyruar që të shtrohen në spital.

Sakaq profesor Chris Whitty, këshilltar në qeverinë e Kryeministrit Boris Johnson, përsërit betejën e gjatë që pret Britaninë e Madhe nga emergjenca e koronavirusit.

Shifra 80% e të prekurve, cilësohet si skenari më i keq i mundshëm prej pandemisë.

Dokumenti i rezervuar i cituar nga “The Guardian”, shfaqet si projeksion i asaj që do të ndodh realisht, ndërkohë që ftohjen mjekët që të përgatiten lidhur me atë që i pret në 12 muajt e ardhshëm, shkruan noa.al.

Ky dokument publikohet teksa ministri i Shëndetësisë Matt Hancock, ka paralajmëruar një dekret që do të zgjasë katër muaj, për të mos lejuar daljen nga shtëpitë të të gjithë personave mbi 70 vjeç. /a.y/noa.al

VIDEO/ Çfarë duhet të dini për koronavirusin e ri?

PËRDITËSIM LIVE

Loading...