I rri para sobës dhe numëron sekondat, Bes Kallaku tregon si po e kalon karantinën
Transmetuar më 16-03-2020, 17:01

Aktori i humorit Bes Kallaku mundohet që të nxjerrë anët gazmore nga këto ditë koronavirusi.

Ai ka publikuar një video ku shihet para sobës dhe numëron sekondat që i kanë mbetur mishit për tu pjekur.

Gjithçka e shoqëron me fjalët, “Dita e 6-të e karantinës!

Do edhe 19 minuta e 15 sekonda që të piqet mishi. Sekondë më sekondë. Jena mirë!

Dje kam pjek qingj plot 1 orë e 3 sekonda, kisha gabuar vetëm 7 sekonda në numërim!

Jena mirë!” /a.y/noa.al

VIDEO/ Çfarë duhet të dini për koronavirusin e ri?

PËRDITËSIM LIVE

Loading...