Transmetuar më 16-03-2020, 22:03

Shtohen pesë raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut. Lajmi u bë me dije nga ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencën për shtyp mbrëmjen e së hënës.

Ministri deklaroi se “Kemi pesë raste pozitive të reja me koronavirus dhe dy të tjerë që testohen në laboratori tjetër duhet të vërtetohen”.

Ndër të tjera bëri me dije se në Klinikën për Sëmundje Infektive ka 14 pacientë dhe se në spitalin ‘Zhan Mitrev’ dy persona janë ankuar për simptoma por duhet që testet të vërtetohen.

Më tej bëri me dije se aeroport i Shkupit mbyllet për 48 orë dhe se të gjitha vendkalimet kufitare do të mbyllen.

Me pesë rastet e reja numri i të prekurve në Maqedoninë e Veriut, shkon në 24. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE