Transmetuar më 17-03-2020, 12:38

Në zbatim të masave kufizuese të shpallura për vënien në kontroll të pasojave që sjellin përhapjen e COVID-19 nga ana e policisë së Vlorës janë gjobitur tre lokale dhe një kalimtar.

Në zbatim të urdhrit për “Mos lejimin e grumbullimeve në ambientet e hapura dhe të mbyllura” si dhe aktit normativ Nr.3 datë 15.03.2020, gjatë ditës së djeshme janë konstatuar lokale të hapura si më poshtë:

-Lokali nën administrimin e shtetasit E.F., 54 vjeç, me emërtimin “Bar-kafe” në lagjen “1 Maji” Vlorë, ka marrë masë administrative 100 000 lekë të reja, ose 1 milion të vjetra.

-Lokali nën administrimin e shtetasit R.S., 56 vjeç, me emërtimin “Bar-kafe” në lagjen “24 Maji”, Vlorë, ka marrë masë administrative 100 000 lekë, ose 1 milion të vjetra.

-Lokali nën administrimin e shtetasit J.S., 33 vjeç, me emërtimin “Bar-kafe” në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, ka marrë masë administrative 100 000 lekë, ose 1 milion të vjetra.

Për të tre këta persona u përpiluan procesverbalet mbi kundravajtjen administrative, për shkelje të pikës 7, neni 3, të Aktit Normativ Nr.3, datë 15.03.2020.

Njëkohësisht u përpilua procesverbali mbi kundravajtjen administrative, për shkelje të pikës 17, neni 3, të Aktit Normativ Nr.3, datë 15.03.2020, të ndryshuar, pasi shtetasi G.K., 38 vjeç, nuk ka zbatuar urdhrin e dhëne nga organet kopetente për ndalimin e lëvizjes për këmbësorët sipas orarit të përcaktuar, ku masa administrative kundrejt tij është 100 mijë lekë të vjetra.

Policia iu bën thirrje qytetarëve t’iu binden ndalesave të përcaktuara dhe të kufizojnë sa më shumë lëvizjet për të mirën e përbashkët. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE