Në qershor do të ketë një ose dy prototipe vaksinash efektive ndaj koronavirusit
Transmetuar më 17-03-2020, 17:11

Shkencëtarët rusë kanë filluar të testojnë prototipet e vaksinave për koronavirusin e ri dhe planifikojnë të prezantojnë më efektiven në muajin qershor.

Këtë lajm e dha shefi i laboratorit të Institutit Biotek të shtetit. Rusia ka raportuar 114 raste me infeksion, por asnjë viktimë.

"Prototipet janë krijuar. Ne po fillojmë testimin në laborator tek kafshët për të nxjerrë më efektiven. Në qershor ne do të prezantojmë një ose dy që kanë rezultatet më të mira", tha Ilnaz Imatdinov nga Instituti Vector në Siberi për televizionin Vesti Novosibirsk.

Instituti Vector është një qendër virologjie dhe bioteknologjie në Novosibirsk, ku më parë është punuar për vaksinën e virusit Ebola.

Sot, Amerika ka kryer testimin e parë të vaksinës tek një grua nga Siatëlli. Por periudha e vlerësimit të vaksinës do të zgjasë të paktën 12 muaj, përpara se të shpallet si efektive ndaj koronavirusit./a.m/noa.al

Loading...