Transmetuar më 17-03-2020, 19:50

Numri i të infektuar me koronavirus në Kosovë ka mbërritur në 19. IKSHPK ka njoftuar se orët e fundit janë shtuar dy raste të reja.

Bëhet fjalë për një cift të martuar që janë nga Gjakova, por kishin ardhur nga Gjermania.

“Sot me 17.03.2020 janë konfirmuar edhe dy raste pozitive për virusin SARS-CoV-2: Rastet janë nga komuna e Gjakovës, të kthyer nga Dusseldorfi i Gjermanisë, njëri i gjinisë mashkull 54 vjeç dhe tjetri i gjinisë femër 49 vjeç”, njofton IKSHPK:

Ndërkohë nga data 08.02.2020 deri me 17.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 284 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe numri total i rasteve pozitive është 19./a.m/noa.al