Transmetuar më 17-03-2020, 20:32

Një tjetër emër i njohur i futbollit është infektuar nga koronavirusi.

Bëhet fjalë për futbollistin francez, Blez Matuidi, i cili aktivizohet te Juventus në “Serinë A” italiane.

Matuidi, pas testeve të kryera, ka rezultuar pozitiv ndaj COVID-19.

Kampioni i botës me Francën, ndodhet prej 11 marsit në izolim vullnetar dhe do të mbahet nën mbikqyerje.

Aktualisht Matuidi është mirë dhe nuk ka shfaqur asnjë simptomë.

Në orët në vijim do të bëhen tampone të tjera te Juventusi./a.k/noa.al/