Transmetuar më 17-03-2020, 21:21

Robert Berisha është një prej personazheve të njohur në Shqipëri që nuk heziton të shprehë hapur mendimin e tij, pa u shqetësuar për kritikat që do të vijnë pas.

Së fundmi, ai ka publikuar një fotografi në Instagram ku shfaqet avioni i linjës ajrore kineze dhe këtu komenton për situatën e koronavirusit.

“Veç më vjen keq për Bruce Lee, se këtyre lakuriqëve, bombë atomike në gojë!”, shkroi Roberti. Pas kësaj, duket se u nis për një udhëtim në Nju Jork, ku ka postuar imazhe të reja.

Para pak ditësh, Roberti bëri një tjetër postim ku shprehej se nuk je shqiptar i vërtetë nëse frikësohesh nga koronavirusi.

Kujtojmë se virusi Covid-19 shpërtheu në Wuhan të Kinës dhe më pas u përhap në të gjithë botën, por ende nuk dihet se cfarë e ka shkaktuar.

Ndërkohë grupe shkencore në mbarë botën po punojnë fort për të sjellë një vaksinë për koronavirusin./a.m/noa.al