Transmetuar më 17-03-2020, 21:33

Autoritetet malazeze thanë këtë mbrëmje se janë konfirmuar dy rastet e para të infektimit me koronavirus.

Sipas tyre një grua e lindur në vitin 1948 dhe një tjetër e lindur në vitin 1973 janë shtruar në spitalin e Podgoricës dhe janë në gjendje të qëndrueshme.

Mësohet se njëra nga gratë e infektuara është nga Ulqini dhe ishte kthyer nga Shtetet e Bashkuara para 12 ditësh, ndërsa tjetra nga Podgorica dhe ishte kthyer nga Spanja.

Kryeministri malazez Dushko Markoviç, në një konferencë të jashtëzakonshme tha se po merren masat për të penguar zgjerimin e virusit.

“Nuk ishte e papritur që të ndodhë në Malin e Zi dhe sigurisht gjatë ditëve në vazhdim do të ketë edhe raste të reja”, tha ai.