Këngëtari shqiptar dhe e shoqja, dalin pozitiv me koronavirus
Transmetuar më 18-03-2020, 07:54

Teksa paniku nga koronavirusi vjen gjithnjë e në rritje, zbulohen edhe rastet e reja të të prekurve.

Mediat e Kosovës raportojnë se këngëtari i njohur muzikës popullore, Muhamet Sejdiu ka dalë i prekur nga koronavirusi.

Krahas këngëtarit nga Gjakova, e prekur nga koronavirusi ka rezultuar edhe gruaja e tij.

Rezulton se Sejdiu për festat e 7-8 marsit ka qenë i ftuar special në një koncert në Munchengladbach të Gjermanisë.

Dyshohet se ka qenë pikërisht këngëtari ai që ia ka ngjitur të shoqes. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE

Loading...