Transmetuar më 18-03-2020, 08:08

Aktorja e humorit Rudina Dembacaj pak javë më parë bëri publike lidhjen me ish-deputetin Mark Frroku.

Tashmë çifti ka nisur bashkëjetesën dhe karantina prej koronavirusit i ka gjetur bashkë.

Ajo iu është përgjigjur disa pyetjeve të ndjekësve në Instagram, ku ka zbuluar se si po e kalon karantinën me Markun.

Teksa një ndjekëse i ka shkruar se çifti paraqet shumë pozitivitet, Rudina ka ndarë një fotografi ku shihen duke gatuar shoqëruar me fjalët “Edhe gatuajmë”.

Po ashtu ajo i është përgjigjur pyetjes se si e bija e thërret partnerin e saj, duke zbuluar “Xhaxhi Makuuu”. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE