Transmetuar më 18-03-2020, 08:56

Kosova do të marrë ndihmë ekonomike nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Banka Botërore për përballimin e situatës prej koronavirusit.

Bëhet fjalë për një shumë prej 15 milionë euro, e cila i është ofruar Kosovës.

Lajmi u bë me dije nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në konferencën e mbajtur mbrëmjen e së mërkurës, ku konfirmoi se numri i të prekurve ka arritur në 17.

Ministri deklaroi se javën që vjen do të vijë një kontingjent i mjeteve mbrojtëse dhe pajisjeve mjekësore, donacion nga OBSH-ja.

“Gjithashtu jemi njoftuar nga OBSH-ja se janë ndarë 7 milionë euro që do të ndihmojnë furnizimet në institucionet shëndetësore të çdo niveli. Banka Botërore ka ofruar mbështetje në aktivitetin ndaj masave kundër Covid 19 me vlerë prej 7.9 milionë euro”, u shpreh Vitia. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE