Transmetuar më 18-03-2020, 12:33

Në brigjet e Vlorës ditën e sotme është filmuar një vizitor i veçantë, një fokë që është një specie e rrallë për bregdetin tonë.

Foka është filmuar shumë pranë bregut teksa pluskonte në sipërfaqen e ujit.

Pasi ka notuar për disa minuta pranë një lokali, foka është larguar, raporton ‘Tch’.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që në Vlorë janë parë të tilla specie.