Transmetuar më 18-03-2020, 13:51

“I kërkova Zotit që të ndalojë epideminë: Zot, ndaloje me dorën tënde. U luta për këtë”.

Kështu tha Papa Françesku në një intervistë për ‘la Repubblica’, duke iu referuar ecjes në këmbë të kësaj të hëne në kishën San Marcello al Corso për tu lutur.

I pyetur se si ata që nuk besojnë mund të kenë shpresë në këtë ditë, Papa shtoi se, “Të gjithë janë bijtë e Zotit, kush nuk ka dhuntinë e besimit, mund të gjejë rrugën aty, në gjërat e mira ku beson. Mund ta gjejë forcën tek dashuria ndaj fëmijëve, familjes dhe të afërmve”.

Papa tha se ngrohtësia mund të gjendet tek veprimet e vogla si dashuria, mbështetja, një përqafim, një telefonatë dhe një pjatë e ngrohtë. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE