Transmetuar më 18-03-2020, 07:49

Raiffeisen Bank International AG (RBI) ka rishikuar perspektivën e saj për shkak të ndryshimit të rrethanave që ndikojnë në mjedisin e përditshëm dhe ekonominë globale, si rezultat i masave që janë marrë për të kufizuar përhapjen e COVID-19. Ka të ngjarë që kufizimet si pasojë e kësaj situate të sjellin një recesion të rëndë në zonën e euros (supozuar -4% PBB në vitin 2020) me pasoja negative për tregjet e RBI-së (supozuar deri në -6% PBB në vitin 2020):

-Ne po ulim pritshmëritë tona për rritjen e kredisë për vitin 2020.

-Raporti i provigjioneve për vitin 2020 aktualisht pritet të rritet në 50 deri në 75 pika bazë, në varësi të kohëzgjatjes dhe ashpërsisë së situatës

-Ne synojmë të arrijmë një raport kosto / të ardhurash prej rreth 55 përqind në planin afatmesëm dhe po vlerësojmë se si rrethanat aktuale do të ndikojnë në këtë raport në vitin 2021.

-Në planin afatmesëm ne synojmë një kthim të konsoliduar të kapitalit prej afro 11 për qind, por ende jemi duke e vlerësuar ndikimin e mjedisit aktual në përfitueshmërinë e vitit 2020.

-Konfirmojmë objektivin tonë të raportit CET1 rreth 13 përqind.

-Bazuar në këtë raport ne synojmë të shpërndajmë 20-50 përqind të fitimit të konsoliduar.

RBI-ja ka publikuar gjithashtu raportin vjetor të vitit 2019, të cilën mund ta gjeni online këtu. Në këtë raport nuk është përfshirë pasqyra e rishikuar. Nuk kishte ndryshime të mëdha në shifrat kryesore krahasuar me shifrat e publikuara paraprakisht më 6 Shkurt 2020:

RBI-ja e konsideron Austrinë, ku është një bankë udhëheqëse korporative dhe investimesh, si dhe Evropën Qendrore dhe Lindore (EQL) si tregun e saj. 13 tregjet e rajonit janë të mbuluara nga bankat e filialit. Për më tepër, Pjesë e Grupit RBI janë edhe shumë kompani të tjera që ofrojnë shërbime financiare, për shembull në qira financiare, menaxhim të pasurive apo M&A (përthithje dhe blerje).

Rreth 47,000 të punësuar u shërbejnë 16.7 milionë konsumatorëve përmes përafërsisht 2,000 degësh biznesi, pjesa më e madhe e tyre në EQL. Aksionet e RBI-së janë të listuara në Bursën e Vjenës. Bankat Rajonale Austriake Raiffeisen zotërojnë rreth 58.8 përqind të aksioneve, pjesa tjetër është në gjendje të lirë. Brenda Grupit Bankar Austriak Raiffeisen RBI-ja është instituti qendror i Bankave Rajonale Raiffeisen dhe institucioneve të tjera kredituese.