Koronavirusi, anulohet Eurovision Song Contest
Transmetuar më 18-03-2020, 15:12

Duhet të mbahej në Roterdam të Holandës nga 12 deri në 16 maj, por festivali europian i muzikës është anuluar.

Pandemia e shkaktuar nga koronavirusi bëri që Eurovision Song Contest 2020, të mos mbahet, duke u shtyrë për një moment të pacaktuar.

Ky anulim parashikon që festivali i muzikës europiane të shtyhet për në vitin 2021.

“Pasiguria si pasojë e përhapjes së Covid-19 në të gjithë Europën, dhe masat e marra nga qeveria holandeze për televizionin dhe pjesëmarrësit, na detyruan që të marrim vendimin e vështirë për anulimin e Eurovision Song Contest 2020”, deklaruan organizatorët në një qëndrim zyrtar.

Shqipëria pritej të përfaqësohej në Eurovision nga këngëtarja Arilena Ara.  /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE

Loading...