Transmetuar më 18-03-2020, 17:08

Kryeministri Albin Kurti dhe kryetarja e Parlamentit të Kosovës, Vjosa Osmani kanë kryer testin për koronavirusin dhe kanë rezultuar negativë.

Ata kanë pasur që nga marrja e detyrës një sërë takimesh me përfaqësues të huaj dhe sot kryen testin.

Ndërkohë në Kosovë skena politike është ndezur teksa Albin Kurti kryeministri i Kosovës shkarkoi ministrin e brendshëm Agim Veliun.

LDK ka reaguar ashpër teksa Isa Mustafa kryetari i saj i ka vendosur ultimatum LVV të rikthejë në detyrë Veliun ose koalicioni do të prishet.

“Kërkoj nga Kryeministri të anuloj vendimin për shkarkimin e z. Veliu dhe të merr vendim per heqjen e taksës deri në fund të javës.

Veprimet e njëanshme të Kryeministrit janë të dëmshme dhe të papranueshme dhe qojnë në prishje të koalicionit”, shkroi Mustafa.