Transmetuar më 18-03-2020, 17:34

Fotografia e një të moshuari që kërkon për ushqime në një supermarket të boshatisur i ka prekur të gjithë.

Imazhi i realizuar nga Lauren Taylor, 34 vjeçe në Surrey, Britani ka qëllim që ti tregojë njerëzve të mos nxitojnë për të marrë gjithçka në rafte.

Sipas saj, populli duhet të heqë dorë nga kjo dëshirë për të marrë gjithçka dhe të gjithë të kujdesen më shumë për moshën e tretë. Këta të fundit janë më të rrezikuarit nga koronavirusi dhe është sugjeruar që të mos dalin nga shtëpia.

Por të moshuarit duhet të bëjnë blerje në mënyrë që të ushqehen. Nëna e dy fëmijëve vuri re që burri kishte vështirësi të gjente ushqimet që i nevojiteshin.

Fotografia është bërë virale në rrjet dhe ka marrë më shumë se 200 mijë pëlqime në rrjete sociale./a.m/noa.al