Transmetuar më 18-03-2020, 20:55

L.B., 50 vjeç, është kirurge në spitalin e Treviglio, në Bergamo, Itali. Deri dje një mjeke që njihej për flokët e saj të gjatë e të verdhë, ajo i ka prerë fare shkurt.

Dhe e bëri këtë me qëllim që jo vetëm të heqë dorë nga kujdesi për pamjen e saj të jashtme dhe që të gjithë kohën e mundshme tia kushtojë atyre që kanë kaq shumë nevojë sot, të prekurit nga koronavirusi. Por edhe të mos infektojë ndokënd.

E ndërkohë përpiqet të bëjë sa të mundet edhe nënën. "Kur bëhem gati të shkoj në shtëpi, ato pak orë që mbeten, i them tim shoqi të largojë fëmijët. Shkoj drejt e në banjë, bëj dush për 40 minuta duke u fërkuar me ujë dhe sapun. Më pas vë maskën dhe i shoh duke mbajtur distancë. E flokët e shkurtër po ashtu më ndihmojnë të sjell sa më pak rrezik infeksioni në shtëpi", thotë mjekja e cila foli për pak minuta për gazetën "Corriere dela Sera" ndërsa gjendej në shtëpi.

Por pohon se e ka të pamundur mos sjellë në shtëpi sytë e saj të trishtë nga skenat me të cilat përballet. "Pacientët e dinë se çfarë po u ndodh. Kur ti e çon për intubim, presupozohet për ti dhënë frymëmarrje të drejtuar me respirator që mos vdesë, të sheh drejt e në sy. Sepse e kuptojnë që ti ke vetëm tubin, por jo ventilatorin që siguron respirimin. Mosha është bërë kriter për këto manovra. Tani duhet të intubojmë dhe 40 vjeçarët. Po ju them se nëse nesër shkoj unë me diabet, do të jem pas tyre. Po diskutohet shumë për eutanazinë këtu, por po ju them se këta janë njerëz që po të kishim mundësitë me pajisjet do tia dilnin.

Mjekja e tronditur 50 vjeçare rrënqeth edhe më shumë me dëshminë e saj: "Pacienti të shikon. Dhe në ato momente mjeku nuk ka vetëm dy duar që intubojnë, nëse ka pajisje domethënë. Është dhe pika e vetme e lidhjes mes pacientit dhe botës së jashtme. Burra, gra, fëmijëz nipër e mbesa që presin lajm nga ty, përmes xhamave të sallave të izolimit kolektiv.  Pacienti e kupton se çfarë po ndodh, se çfarë po i ndodh. I lexohet në sy që e kupton. "Thuaji time shoqeje që e dua", ose "jepi një përshëndetje mbesës që lindi e nuk munda ta shoh", të thonë. Te pacientët çojmë fjalët që na thonë familjarët përmes telefonit, ose letra me mesazhe që ua japim. E tek familjarët japim përmes telefonit lajmin e ikjes së tyre nga kjo botë. Më duhej të njoftoja dy vajzat e një pacienti që jetojnë larg njëra tjetrës. As që mund të qanin së bashku për babanë e tyre. Po vdesin të vetëm, pa njerëzit e tyre të dashur pranë, të izoluar dhe më pas futen në dhoma morti të mbështjellë me pëlhurë me dezinfektantë. Ne mjekët rezistojmë, duhet ta bëjmë. Por jemi në limitet e tronditjes psikologjike nga gjithë ky ankth".

E në fund tregon një tjetër fakt rrënqethës. Pohon se kanë simptoma koronavirusi por nuk e bëjnë testin sepse kanë mbetur kaq pak në shërbim pasi plot të tjerë mjekë janë infektuar sa nuk mbeten të tjerë për të shërbyer.

Tregon se disa pacientë futen deri në banjë pasi nuk ka vende dhe ndonjë tjetër vizitohet edhe në autoambulancë. Kurse ka dhe një tjetër dëshmi: Tani erdhën rezultatet e dy tamponëve, meshkuj të 1973, njëri doli pozitiv, tjetri jo. Jam gjysmë e gëzuar". /noa.al/