Transmetuar më 19-03-2020, 08:08
Foto ilustruese

Digjet një makinë e parkuar poshtë një pallati në Vlorë. Ngjarja ndodhi në orët e vona të mbrëmjes së kësaj të mërkure.

Mësohet se mjeti në fjalë ishte parkuar prej afro tre javësh dhe nuk lëvizte.

Nga të dhënat paraprake dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.

Ndërkohë nga ana e policisë vijojnë hetimet për të zbuluar më shumë, teksa hetimet janë në vijim.

Pritet marrja në pyetje e pronarit të mjetit për të zbuluar më shumë. /a.y/noa.al