Grabitja në aeroportin e Rinasit, 300 policë në aksion, kapen dy të shumëkërkuarit
Transmetuar më 19-03-2020, 09:52
Eldi Cala, Klement Cala

Dy persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore për grabitje me armë, janë vënë në prangat e policisë gjatë një megaoperacioni.

Bëhet fjalë për vëllezërit Klement dhe Eldi Çala, të akuzuar për grabitjen e bujshme të blindave me para në aeroportin "Nënë Tereza".

Vëllezërit, të akuzuar për një sërë grabitjesh më armë dhe dhunë në zonën e Rinasit dhe në aeroportin e Rinasit.

Operacioni u krye nga Departamenti i Policisë Kriminale, Forca e Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, njësia speciale FAST Albania, RENEA dhe Drejtoritë Vendore te Policisë Durrës, Tiranë e Elbasan.

Në operacion janë përfshirë 300 forca policore.

Gjatë operacionit janë sekuestruar armë zjarri, sasi të mëdha vlerash monetare dhe automjete.

Për detaje të mëtejshme të operacionit policia thotë se do njoftohet në vijim.

Klement dhe Eldi Çala janë dy vëllezërit e shpallur në kërkim për grabitjen  e 10 milion eurove në Rinas në 9 prill 2019

Ata akuzohen se së bashku me një grup personash arritën që të marrin sasinë e parave të transportuara me blinda nga bankat e nivelit të dytë në Shqipëri jashtë shtetit nëpërmjet Rinasit. Por gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë mbeti i vrarë Admir Murataj.

Ndaj tyre Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar në mungesë masën “arrest me burg” për akuzat  “Vrasja e punonjësit të Policisë”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, “Vjedhja me armë kryer në bashkëpunim”, “Grup i strukturuar kriminal”. /a.y/noa.al

Loading...